Limaj në Zvicër: Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

09 nëntor 2024 | 18:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me bashkëatdhetarët.

Kësaj here në Fribourg, ku tha se bashkëatdhetarët asnjëherë nuk e ndalën angazhimin për liri e shtet.

“Turin e takimeve e vazhduam në Fribourg, ku së bashku me bashkëpunëtorë patëm knaqësinë të takojmë e të çmallemi me qindra mërgimtarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër”, ka shkruar Limaj në”Facebook”.

Ai ka theksuar se patën rastin të kujtojnë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojnë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojnë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuan se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nga bashkëatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë”.

“Falenderim i veçantë e mirënjohje për secilin që ndanë kohën e tyre të çmuar për të qenë sot me ne”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin John Hopkins në SHBA…