Limaj: Nën udhëheqjen e Kurtit, Kosova po administrohet, nuk po qeveriset

18 janar 2024 | 22:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e kritikoi Qeverinë Kurti për siç tha ai mosrealizimin e asnjë investimi serioz kapital.

Sipas Limajt, nën udhëheqjen e Kurtit vendi po administrohet, nuk po qeveriset.

“Qeveria e Kosovës matet me buxhet, cili është buxheti? Hiqi pagat dhe ndihmat sociale, e shihni që zero buxhet është harxhuar, 70 përqind të buxhetit që e flasin këta është harxhuar në paga, asnjë investim nuk ka ndodhur, s’ka investime kapitale, ma gjeni një investim serioz kapital që ka ndodhur këto tri vitet e fundit, ma gjeni një projekt, një vepër, një angazhim konkret në këto tri vitet e fundit, qeverisja e Kosovës është reduktuar në administrim, nuk jemi duke u qeverisur, ka treguar që s’ka plan, s’ka projekt, janë njerëz të padijshëm, s’kanë guxim në vendimmarrje”, tha Limaj në Rubikon të Klan Kosovës.

I pari i Nismës Socialdemokrate tha në Rubikon, se Qeveria Kurti po i ndjek shembujt e vendeve autoritare të rajonit duke kapur dhe kontrolluar të gjitha institucionet publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda ka zhvilluar sot…