Limaj: Nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, garanci dhe nder për vendin tonë
27 mars 2020
| 00:00
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se deklarata e Departamentit të Shtetit se nuk ka asnjë plan sekret për shkëmbim të territoreve shuan zërat konspirativ për ekzistimin e planeve të tilla.
“Deklarata e sotme i jep besim shtesë arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë nën ndërmjetësimin e SHBA-ve për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Nënshkrimi i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është garanci dhe nder për vendin tonë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqësinë me SHBA-të.
/Epoka e re/