Limaj nesër mban tubim me strukturat e Nismës në Gjakovë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, nesër (e hënë) do të mbajë takim me strukturat e partisë në Gjakovë.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se me ketë rast do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga dega e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate;
Më 16.09.2019, ditë e hënë, me fillim nga ora 18:00, Nisma Socialdemokrate organizon tubim në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Në këtë tubim do të marrin pjesë kryetari dhe kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Limaj, ish-deputetë, ministra dhe zyrtarë tjerë të partisë Nisma Socialdemokrate.
Me këtë rast do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga dega e Nismës Socialdemokrate në Gjakovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.
Ju ftojmë që të jeni prezent në këtë tubim!