Vendimi i Kushtetueses, Limaj nesër mban konferencë për media
28 qershor 2019
| 17:59
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nesër (e shtunë) mban konferencë për medie.
Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës në orën 14:00.
Limaj në këtë konferencë pritet të deklarohet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Ligjit për Kompetencat e Delegacionit Shtetëror.
/Epoka e re/