
Limaj nesër takohet me strukturat e partisë në Gjakovë
09 tetor 2018
| 19:45
Nisma Socialdemokrate mban nesër (e mërkurë) takim me strukturat e Nismës Socialdemokrate të Dukagjinit.
“Takimi do të mbahet në orën 17:00, në Hotel Pashtrik, Gjakovë.
Prezent do të jenë: Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj,
ministra, deputetë dhe zëvendësministra”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha.