Limaj nga vendlindja e tij: Ne do ta mbajmë fjalën
Nisma Socialdemokrate ka mbajtur një tubim elektoral në vendlindjen e liderit të kësaj partie, Fatmir Limaj.
Në tubimin qendror të Nismës në Malishevë kanë marrë pjesë një numër i madh i përkrahësve të kësaj partie.
Para të pranishmëve, Limaj ka thënë se Nisma Socialdemokrate do ta mbajë fjalën për çdo premtim që të dhënë.
“Ne do ta mbajmë fjalën për angazhimet tona të përbashkëta”, është shprehur Limaj.
Limaj ka pasur një porosi për oponentët e tij politikë, duke thënë me mashtrime, gënjeshtra dhe me sharje nuk fitohet vota e qytetarëve.
“Jemi bashkuar për shtetin. Llapusha gjithmonë ka qenë bashkë për shtetin”, ka thënë Limaj, duke shtuar se Nisma do të jetë afër atyre njerëzve që kanë nevojë për mbështetje.
Limaj ka premtuar përkrahje për bujqit, të rinjtë dhe të vjetrit. “Ne kemi dëshmuar se jemi praktik dhe i përfundojmë punët qe i marrim”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka thënë se Nisma është duke i bashkuar qytetarët e Kosovës. “Shteti ynë ka nevojë për bashkim”, është shprehur Limaj.
Limaj ka thënë se mbështetja e tij buron nga vendlindja e tij, Malisheva. “Gjithmonë e kam pasur mbështetjen e Malishevës”, ka thënë Limaj, duke shtuar se këtë mbështetje do ta ketë edhe në të ardhmen.
/Epoka e re/