Limaj ngre alarmin: Po rrezikohen themelet e shtetit të Kosovës

22 dhjetor 2020 | 21:51

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova nuk është në rrezik.

Ai ka thënë se shtetësia asnjëhere s’ka qenë në rrezik.

Kosova, sipas Limat, është në kaos.

Lideri i Nismë thotë se asnjëherë vendi s’ka qenë në situatë më të vështirë.

“Po fillojmë me pandeminë, ekonmomia është rënduar së tepërmi. Pasojat e pandemisë do t’i shohim për disa vite. Klasa politike sillet me shumë papërgjegjësi dhe nuk i ulin shpatat në temat nacionale. Kosova asnjëherë s’ka qenë më keq. Ne mund t’ia bëjmë qefin vetit. Si është e mundur që Kosovës nuk po i hiqen vizat. Sjellja jonë e papërgjegjshme rreth dialogut. Ne e bëjmë betejën nëpër studio”, ka thënë Limaj në televizionin publik.

Më tutje ai ka thënë se ne jemi në bankën e të akuzuarit si Kosovë, drejtuesit e luftës dhe shtetndërtimit janë në Hagë.

“Ne nuk e kemi kontestimin e shtetit të Kosovës vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Sot po rrezikohet qenësia e shtetit të Kosovës. I gjithë establishmenti serb janë ngritur në këmbë në restaurimin e të kaluarës serbe. Kosova po sulmohet në të gjitha anët. Sot është në mode urrejtja, sa më shumë urrejtje, sharje e shpifje mbledh më shumë idhtarë. Asnjëherë Kosova s’ka pasur më shumë media, por në mënyrë paradokse asnjëherë qytetarët s’kanë pasur informacione të sakta”, ka shtuar Limaj.

Kreu i Nismës ka thënë se po rrezikohen themelet e shtetit të Kosovës, prandaj edhe ai ka thënë se ky ka më qenë koncepti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes se nga po rreshqasin.

“Para tri viteve kam thënë. Kur prodhohen këso rezultate kurrë s’do të ketë institucione të mira. Nisma do të angazhohet që të hetohen të gjitha krimet e kryera në Kosovë, si dhe në përfundimin e dialogut Kosovë –Serbi”, ka theksuar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth kandidaturës së…