Limaj ngushëllon familjarët e viktimave në aksidentin që ndodhi në Mramor
16 nëntor 2018
| 21:43
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, ka reaguar për aksidentin që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku humbën jetën tre persona.
Limaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga ky aksident.
Ndërsa të lënduarve dhe ambasadores turke e cila është përfshirë në këtë aksident u ka uruar shërim të shpejtë.