Limaj ngushëllon familjen e bashkëluftëtarit të tij Agim Shala
17 janar 2020
| 22:12
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen e bashkëluftëtarit të tij Agim Shala, i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Limaj ka thënë se Agim Shala ishte ushtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një burrë fisnik, i dashur për të gjithë bashkëluftëtarët dhe luftëtarë trim. I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, miqve dhe të gjithë bashkëluftetarëve. U prehsh në paqe bashkëluftëtari im”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Varrimi i luftëtarit të UÇK-së, Agim Shala bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kleçkë.