Limaj ngushëllon familjen Sinani: Vdekja e hershme e basketbollistit i ka mërzitur të gjithë
23 qershor 2018
| 12:25
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj e ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e basketbollistit Gazmend Sinani, i cili ndërroi jetë sot në një aksident komunikacioni.
Ai e ka quajtur këtë lajm të dhimbshëm dhe ka thënë se vdekja e hershme e basketbollistit 27-vjeçar i ka mërzitur të gjithë.
Limaj në emër të partisë të cilën ai e drejton i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, FBK-së dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Sinanin.
Lojtarëve dhe të gjithë atyre të cilët janë të përfshirë në këtë aksident iu ka uruar shërim të shpejtë.