Limaj ngushëllon familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentet e së shtunës
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentet e sotme në komunikacion, në mesin e të cilëve është edhe i riu Albion Gashi, aktivist i kësaj partie.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat humbën më të dashurit e tyre në aksidentet e sotme në komunkacion, në mesin e të cilëve është edhe i riu Albion Gashi, aktivist i Nismës Socialdemokrate.
Në këto momente të vështira për familjen Gashi bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre.
Nisma humbi një aktivist të pashoq, ndërsa familja e tij një djalë të jashtëzakonshëm.
Të gjithë ngasësve në komunikacion u bëj thirrje edhe një herë të kenë kujdes më të madh në ngasje.