Limaj: Nisma, AKR dhe PD, koalicion fitues
30 gusht 2019
| 21:28
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas aplikimit në KQZ të koalicionit Nisma, AKR dhe PD, ka thënë se ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve.
“Boshti politik i përbërë nga NISMA, AKR dhe PD sapo aplikoi në KQZ për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e 6 tetorit. Ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve. Koalicion fitues. Koalicion i zhvillimit, i cili do t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. Na priftë e mbara”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/