Limaj: Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia pozitive e këtyre zgjedhjeve
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat i koalicionit Nisma-AKR-PD për kryeministër, Fatmir Limaj, ka mbajtur takime me strukturat partiake në Shtime dhe Lipjan.
Limaj ka thënë se mbështetja për projektin Bashkë për Shtetin po rritet çdo ditë e më shumë.
Ai ka kërkuar angazhim maksimal në përkrahje të projektit Bashkë për Shtetin.
“Shtimja në kohë është rreshtuar në mbështetje të Nismës dhe pres që fitorja jonë e madhe ta mbajë vulën edhe të këtij qyteti. Lipjani tani ka një milion arsye këtë radhë të jetë krenar dhe të dalë e të votojë”, ka thënë Limaj.
Ai ka shtuar se: “Nga ajo që po shoh në tubimet tona në terren, vetëm sa po forcohet bindja se Nisma dhe partnerët e saj do të jenë befasia më e madhe pozitive e këtyre zgjedhjeve”.
/Epoka e re/