Limaj: Nisma dhe partnerët e saj do të shënojnë fitore madhështore më 6 tetor
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD Fatmir Limaj ka mbajtur takim me strukturat e partisë në Podujevë
Limaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mbështetja për projektin ‘Bashkë për Shtetin’ po zgjerohet në çdo cep të vendit.
Postimi i Limajt:
Mbështetja për projektin tonë, Bashkë për Shtetin, po zgjerohet në çdo cep të vendit. Mobilizim i jashtëzakonshëm kudo për të kontribuuar në fitoren e madhe në zgjedhjet e 6 tetorit.
Podujeva dhe llapjanët janë bërë bashkë për ta mbështetur projektin tonë dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë dhe të Nismës në përgjithësi. Nisma dhe partnerët e saj do të shënojnë fitore madhështore në zgjedhjet e 6 tetorit.
Bashkë për Podujevën!
Bashkë për Shtetin!