Limaj: Nisma është garanci për të t’i mbrojtur interesat e qytetarëve në Kuvend
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh edhe kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj është takuar me strukturat dhe përkrahësit e Nismës në Han të Elezit.
“Kjo është dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate nuk i matë dhe vlerëson komunat për nga madhësia, por ne angazhohemi për mirëqënien e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga cila komunë janë”, ka thënë Limaj.
Ai ka thënë se me Nismën në qeveri do ta fuqizojnë dukshëm këtë rajon.
“Dua që djemtë dhe vajzat e këtij rajoni strategjik për vendin të kenë perspektivë.
Nisma po ecën e po zhvillohet. Ne po vijmë si frymë e re, si njerëz me vullnet dhe energji pozitive. Ne do të dalim faqebardhë sepse qëllimet i kemi të mira dhe të drejta. Qytetarët e Hanit të Elezit i ftoj ta mbështesin kandidatin tonë për deputet nga kjo komunë dhe kandidatët tjerë nga lista e Nismës, si garanca më e mirë se do t’i mbrojnë denjësisht interesat e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Limaj.