Limaj: Nisma ia ka ofruar Prizrenit dhe Kosovës kandidatët më të mirë për deputetë
Kandidati për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka bashkëbiseduar me banorët e lagjes Kurilla në Prizren, para të cilëve ka theksuar se vota për numrin 122 është votë për të ardhmen e vendit.
“Projekti ynë Bashkë për Shtetin është projekt që po përkrahet nga qytetarët anekënd vendit dhe pashmangshëm edhe në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit. Lagjet si Kurilla dhe Prizreni në përgjithësi janë mobilizuar maksimalisht për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës dhe koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Limaj.
Banorët e kësaj lagjeje, Limaj i ka ftuar që të mos votojnë për inate të askujt, por t’i votojnë njerëzit e dëshmuar.
“NISMA Socialdemokrate ia ka ofruar Prizrenit dhe Kosovës kandidatët më të mirë për deputetë të cilët meritojnë mbështetjen e qytetarëve të vendit”, ka shkruar Limaj.