Limaj: Nisma krenohet që i takon vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partitë Socialdemokrate Evropiane me temën “Hyrja në BE e Ballkanit Perëndimor përgjegjësi e përbashkët e jona”.
Në një postimin në llogarinë e tij në “Facebook”, Limaj ka shkruar se të gjithë diskutuesit janë pajtuar që integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përgjegjësi e përbashket dhe obligim ndaj qytetarëve të vendeve përkatëse.
“Kolegët tanë socialdemokratë anekënd Evropës edhe njëherë theksuan gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan për të ndihmuar në implementimin e programeve socialdemokrate, bartjen e përvojave e cila do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë i Limajt:
Sot në Podgoricë nisi konferenca e organizuar nga Partitë Socialdemokrate Evropiane me temën “Hyrja në BE e Ballkanit Perëndimor përgjegjësi e përbashkët e jona”.
Me ftesë të partive Socialdemokrate Evropiane isha pjesëmarrës i kësaj konference, e cila do t’i vazhdojë nesër punimet në Tiranë.
Të gjithë diskutuesit u pajtuan që Integrimi në Bashkimin Evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është përgjegjësi e përbashkët e jona, por edhe obligim ndaj qytetarëve të vendeve tona dhe se orientimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është i paalternativë.
Kolegët tanë socialdemokratë anekënd Evropës edhe njëherë theksuan gatishmërinë që t’i mbështesin partitë simotra në Ballkan për të ndihmuar në implementimin e programeve socialdemokrate, bartjen e përvojave e cila do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së.
Ne, Nisma Socialdemokrate jemi krenarë që i takojmë vizionit dhe frymës socialdemokrate evropiane dhe do të punojmë me të gjitha partitë simotra në Evropë për t’i sjellë përvojat e tyre më të mira edhe në Kosovë.