Limaj: Nisma as nuk mundet ta ndalë dhe as ta shfuqizojë Specialen
28 janar 2018
| 17:31
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale është proces më i dëmshëm se sa krijimi i kësaj gjykate.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Nismës, Limaj ka thënë se nisma për zhbërjen e Speciales duhet të ketë adresë dhe përgjegjës.
“Ne kemi thënë se sa herë që vjen në Kuvend (Gjykata Speciale), ne e votojmë. E votojmë ndryshimin e asaj gjykate. Por ne duam që iniciativa të ketë përgjegjës dhe adresë. Si ka qenë votimi i gjykatës i dëmshme për Kosovën në 2015-n, shumë më shumë është i dëmshëm shfuqizimi i saj në mënyrën qysh ka ndodhur. Nisma as nuk mundet ta ndalë dhe as ta shfuqizojë Specialen. Ne nuk e cenojmë interesin e shtetit për fate individuale”, ka thënë Limaj.