Limaj: Një koalicion i sinqertë e me zemër PDK-Nisma i fiton zgjedhjet

11 janar 2021 | 22:32

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse do të ndodh një koalicion NISMA-PDK, ai do të jetë koalicion i vendosur dhe i sinqertë dhe me objektiva të qarta do t’i fitojë zgjedhjet.

Limaj në një nga televizionet lokale në Malishevë, ka thënë se Nisma Socialdemokrate dhe ai si drejtues i saj, janë të gatshëm për partneritet. “Ne nuk jemi subjekt që fshihemi apo punojmë për interesin e një individi. Konsideroj që në këtë situatë në të cilën jemi, ajo që i ndihmon më së shumti Kosovës është jetësimi i një projekti të madh për mbrojtjen e vlerave kombëtare, sepse nuk ka asnjë logjikë të sakrifikohet një vizion i madh për interesin e një individi”, ka thënë Limaj, duke shtuar se një koalicion i sinqertë e me zemër PDK-Nisma i fiton zgjedhjet.

Limaj gjithashtu ka thënë se qëndrimi dhe oferta e Nismës Socialdemokrate është për të bashkuar identitetet partiake për një objektivë të vetme, mbrojtjen e vlerave kombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi veteran i Kategorisë Superiore, Sebino Plaku, do të luajë…