Limaj: Nuk duhet të ndalemi së kërkuari drejtësi për zbardhjen e fatit të të zhdukurve
30 gusht 2023
| 11:10
Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë thirrje që të ndriçohet një herë e përgjithmonë fati i mbi 1600 qytetarëve tanë, të zhdukur tash e mbi dy dekada.
“Nuk duhet të ndalemi asnjëherë së kërkuari drejtësi dhe zbardhjen e fatit të të gjithë të zhdukurve. Kjo plagë e cila është ndër më të rëndat që ka shkaktuar lufta vazhdon të rëndoj mbi familjet e personave të zhdukur, shoqërinë dhe vendin tonë në përgjithësi”, është thënë në deklaratën e Limajt.