![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/limaj.jpg)
Limaj: Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është shprehur i habitur me atë që e quan ndryshim radikal të kryeministrit Kurti në raport me dialogun dhe çështjet e tjera.
“Nuk duhet të merren seriozisht deklaratat e Kurtit, ai është bërë një njeri tjetër, një i panjohur”, ka deklaruar Limaj për RTK.
Sipas tij, Kurti shpesh kishte thënë se nuk do takohej me Vuçiqin në dialog pa kërkuar falje Serbia e të tjera, gjë që, sipas tij, këto nuk kanë ndodhur, por kanë ndodhur takimet e Kurtit me Vuçiqin.
Limaj tha se Kurti sikur ka një pajtim më Vuçiqin për një status-quo, sepse, sipas tij, nuk ka guxim e ide për ta përmbyllur këtë problem të madh.
Ai tha se Qeveria Kurti nuk ka asnjë investim kapital, derisa vendi, sipas tij, është në një
Kreu i Nismës ka thënë se është duke u bërë padrejtësi ndaj kategorive të dala nga lufta nga Qeveria Kurti.