Limaj: Nuk kemi mospajtime por kemi nevojë për koordinim

10 shtator 2020 | 19:12

Ka përfunduar takimi në mes të liderëve të partive politike të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës.

Në këtë takim kanë marr pjesë Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Pas përfundimit kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj tha se tema e takimit ka qenë puna e vazhdueshme e qeverisë dhe marrëveshja e arritur në SHBA.

Ai foli edhe për Liqenin e Ujmanit, me ç’rast tha se atë do ta menaxhoj Kosova.

“Liqenin e Ujmanit do ta menaxhoj Kosova. Mendoj se nuk ka mospajtime por ka nevojë për koordinim. Interesi jonë është të dalim më të fuqishëm. Ne jemi të kënaqur me delegacionin e Kosovës në SHBA”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrethanat e vdekjes së një modeleje 32-vjeçare nga Rusia po…