Limaj nuk ndalet, me aktivistë të Nismës në parkun e Blinajës

31 korrik 2019 | 16:05

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar takimet me struktura dhe aktivistë të saj.

Pasditen e së mërkurës, drejtuesit e Nismës Socialdemokrate e kanë kaluar me struktura dhe aktivistë në Parkun Nacional të Blinajës.

Përmes një shkrimi të postuar në llogarinë e Nismës në “Facebook”, kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se takimi i sotëm ishte në funksion të mobilizimit për betejat e ardhshme zgjedhore.

Zgjedhjet që po vijnë, sipas tij, nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit.

Ai ka thënë se Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta.

Postimi i plotë:

Të parku i jashtëzakonshëm i Blinajës me struktura dhe aktivistë të degëve tona nga Drenasi, Lipjani dhe Shtimja.
Takime parapërgatitore dhe mobilizim i jashtëzakonshëm për betejat e ardhshme zgjedhore.
Zgjedhjet qe po vijnë, nuk janë thjeshtë zgjedhje të radhës, por janë zgjedhje vendimtare për të ardhmen e vendit. Nisma është e gatshme dhe me objektiva të qarta.
#nejemigati #nismasocialdemokrate

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i është drejtuar me letër…