Limaj: Nuk po bëhen teste të mjaftueshme për të parë gjendjen reale me Covid-19

13 prill 2020 | 17:47

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në Frontal të T7 ka thënë se vendi nuk ka bërë teste të mjaftueshme për ta parë gjendjen reale me Covid-19.

“Ka mungesë të testeve”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Nismës ka theksuar se qeveria është dashur të dalë që në fillim në terren për t’u ballafaquar me Covid-19.

Sipas tij, qeveria një muaj nuk ka dalë në terren për ta sensibilizuar opinion. “Pas një muaji ka pasur reagim të qeverisë për të dalë në terren”, është shprehur Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, ka mbërritur në Prishtinë dërgesa e dytë me furnizime…