Limaj: Nuk pranojmë ‘Republikë Serbe’ në Kosovë me asnjë çmim
07 gusht 2018
| 13:46
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjë nga bartësit e institucioneve përfshirë atë si zëvendëskryeministër, por as presidenti e kryeministri nuk kanë të drejtë të bisedojnë në emër të Kosovës për një autonomi ose për një ‘Republikë Srpska’ në Kosovë.
“Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të lejojmë asnjëherë një ‘Republika Srpska’ në Kosovë, asnjëherë, me asnjë çmim. Kosova është më e madhe se bartësit e institucioneve dhe qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë për ta pranuar. Ne nuk do ta pranojmë një gjë të tillë”, ka thënë Limaj në një prononcim për “KosovaPress”.