Limaj nuk pranon Qeveri teknike (Video)

26 korrik 2019 | 11:49

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ai ka përjashtuar çdo mundësi tjetër përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Limaj në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se partia që ai udhëheq nuk do të bëhet pjesë e asnjë qeverie teknike, derisa ka theksuar se vendit i duhet një qeveri e fortë dhe që është e gatshme të ballafaqohet me tema të rëndësishme.

Sa i përket ftesave të Gjykatës Speciale, Limaj ka thënë se ajo është krijuar për ushtarët e UÇK-së dhe askush nuk duhet të befasohet me ftesa të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit është futur në garë për transferimin e…