Limaj: Para datës 15 janar lulëkuqja të jetë simbol unik i përkujtimit të gjenocidit serb
06 janar 2023
| 15:43
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dalë në përkrahje të propozimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit serb në Kosovë.
“Përsëris thirrjen ndaj institucioneve shtetërore që para datës 15 janar të miratohet propozimi i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit serb në Kosovë”, ka thënë Limaj në deklaratën e tij.
Ai ka theksuar se e kaluara që harrohet përsëritet. “Andaj më shumë se kurrë kemi nevojë që kujtesa kombëtare të institucionalizohet në kohën kur po tentohet të na devijohet historia”, ka deklaruar Limaj.