Limaj, partive politike: Shkarkojeni këtë qeveri që e ka shkatërruar vendin

15 maj 2024 | 15:03

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga partitë politike që ta shkarkojnë qeverinë Kurti, për të cilën ka thënë se “e ka shkatërruar vendin

Limaj ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë si në aspektin ekonomik, por edhe atë diplomatik dhe se nuk po e njeh Kosovën që dikur është “nderuar e respektuar”.

“Është e trishtueshme, është trishtim besoj për gjitha ata që i kanë përcjellë këto bisedime. Ku liria jonë shteti jonë është këtu sot përmes negociatave. Nuk po e njoh atë Kosovën që dikur është nderuar e respektuar, ka ruajtur partneritetin. Kjo është e trishtueshme, është e trishtueshme me i parë diplomatet ndërkombëtar. Kur ju keni dështime në të gjitha planet, ka dështime ne diplomaci në çdo sektor. Bashkohuni ne Kuvend të Kosovës sa më shpejt dhe shkarkojeni këtë qeveri që e ka shkatërruar vendin. Ftesa ime shtë për deputetët që të bashkohen dhe ta shkarkojnë këtë qeveri, e jo qeveria të ju shkarkojë juve”, ka thënë Limaj në një konferencë për medie ku Nismës i është bashkuar Murtez Zekolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…