Limaj, partive politike: Të jemi unikë në dialogun me Serbinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje partive politike që të bashkohen për fazën e fundit të dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se çështja e negociatave të dialogut është temë nacionale, dhe sipas tij është i interesuar që në këtë proces të jenë të përfshira të gjitha forcat politike.
“Ne duam që të gjithë së bashku të marrim përgjegjësinë për ta drejtuar vendin tonë, duam të gjithë së bashku të jemi unik e të bashkuar në përfundimin të atij dialogu të mundshëm me Serbinë, kështu vendi ynë të paraqitet seriozisht, i pjekur politikisht dhe t’i mbrojmë interesat si tërësi”, ka thënë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.
Këtë deklaratë, Limaj e ka bërë pas pjesëmarrjes së tij në vënien e gurthemelit të një fabrike të metaleve në Klinë.
/Epoka e re/