Limaj: Pas 10 vjet shtet, Kosova ka nevojë për një rinisje të fuqishme
15 shkurt 2018
| 17:02
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se 17 shkurt i vitit 2008 ka qenë moment historik edhe i papërsëritshëm.
Ai ka theksuar se për dhjet shtet, në Kosovë janë bërë shumë gjëra, por sipas tij është dashur të bëhen shumë më shumë.
Limaj në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se është fat i madh dhe mundësi unike, të jesh dëshmitar historik i realizimit të përpjekjeve shekullore të popullit.
Më tutje, Limaj ka thënë se Kosova ka nevojë për një rinisje të fuqishme e të përgjithshme, pasi sipas tij në disa raste krijohet përshtypja se vendi ynë ka humbur rrugën.