Limaj pas takimeve në Hagë: Emocion i papërshkruar (video)

15 dhjetor 2022 | 19:17

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur pas vizitës që iu bëri sot krerëve të UÇK-së në Hagë.

Limaj ka thënë se ishin sot bashkë me vëllanë e dëshmorit të kombit, Tahir Sinani, gjithashtu edhe me bashkëluftëtarin Skender Hoti dhe kryetarin e komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, njëhërit bashkëluftëtar i tyre, për t’i vizituar bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

“Ishte një emocion papërshkruar. I pamë njerëzit të cilët me asgjë nuk e meritojnë të jenë këtu të mbyllur”, ka thënë Limaj.

“Por, edhe ata, ashtu sikurse ne të tjerët që bashkëndjejmë me ta, e kuptojmë se kjo eshtë një sakrificë shtesë e çmimit të madh të lirisë së Kosovës. I pamë që kanë shumë vullnet dhe entuziazëm. Ata e dinë mirë se pse janë këtu, ata e dinë se edhe kjo pjesë e sakrificës duhet bëhet. Sikurë të gjithë ne që bashkëndijejmë me ta, edhe ata janë krenar, e ne me ta, për jetën, veprën dhe angazhimin e tyre. Ata janë themeluesit e lirisë së Kosovës, çlirimtarët, e shtetndërtuesit, shpallësit e pavarësisë së Kosovës, lexuesit e deklaratave të pavarësisë së Kosovës, në fakt në këtë godinë prapa nesh, janë ata që tek të cilët ngërthehet historia më e lavazhdishme e kombit tonë”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori i Katarit nisi me surpriza dhe blofe të mëdha.…