Limaj pas takimit me ambasadorët: Morëm mbështetjen e miqve ndërkombëtarë
Bashkëdrejtuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka folur pas takimit të Delegacionit Shtetëror me ambasadorët e huaj të akredituar në Prishtinë.
Limaj ka thënë se më shumë ishte një takim informues.
Ai ka bërë me dije se ambasadorët dhe zyra e BE-së në Kosovë, rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin shtetëror.
“Edhe nga ambasadoret pati shumë interesim. Rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin Shtetëror. Krijimi i Delegacionit Shtetëror ka qenë një sinjal i fuqishëm. Siç u tha nga ambasadoret. Kosova ka qenë goxha mbrapa në përgatitjen e dialogut.. Morëm, mbështetja nga zyra e BE-së dhe ambasadorët si delegacion shtetëror për të vazhduar diskutimet në Bruksel.
Limaj ka thënë se Delegacioni nuk ka mandat të diskutoj për taksën.
Zëvendëskryeministri ka thënë se Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës se bisedimeve të shkoj në dialog dhe të ruajë partneritetin me miqtë ndërkombëtarë.