Limaj pas takimit me Bashën: Na duhet bashkërendim i aktiviteteve mes dy vendeve tona
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim liderin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politik dhe nevojën e domosdoshme për bashkërendimin e aktiviteteve mes Tiranës dhe Prishtinës.
“E njoftova z. Basha që Kosova është në një moment delikat e të rëndësishëm dhe për këtë na duhet bashkim dhe unitet i faktorit politik të Kosovës, duke përcaktuar qartë pikat që na bashkojnë në funksion të interesit shtetëror”, ka thënë Limaj pas takimit.
“Gjithashtu, diskutuam edhe për dialogun Kosovë – Serbi, marrëdhëniet Kosovë Shqipëri, si dhe për identifikimin e interesave të përbashkëta për të cilat duhet të angazhohemi së bashku në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që të kontribuojmë për unitet në vendet tona, ashtu siç ka qenë traditë deri më tani”, ka theksuar Limaj.