Limaj pas takimit me qyetarët e Shterpcës: Projekte të rëndësishme në turizëm dhe blegtori për të ndaluar shpërnguljen
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë një takimi me banorët e Shterpcës, ka theksuar domosdoshmërinë e fillimit të projekteve të rëndësishme në fushën e turizmit, blegtorisë dhe bujqësisë, për të ndalur shpërnguljen nga kjo zonë strategjike e vendit.
Limaj vlerësoi se banorët e kësaj zone janë lënë në harresë nga qeverisja aktuale, duke nënvizuar nevojën për veprime konkrete që të përmirësohet gjendja në këtë rajon të rëndësishëm.
Postimi i plotë i Limajt:
Bashkëbisedim me qytetarët e Shterpcës!
Qytetarët e kësaj pjese të vendit janë harruar plotësisht nga qeverisja aktuale. Problemet me të cilat përballen çdo ditë po e vështirësojnë jetën e tyre, ndërsa mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike vetëm sa e rëndon këtë gjendje.
Sikur dikur, kur dhamë kontributin tonë në rregullimin e infrastrukturës duke ju lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen me qytetet e tjera, sot investimi në këtë zonë është një interes strategjik për Kosovën, ne do të fillojmë projekte të rëndësisë së veçantë për këtë zonë, si turizmi, blegtoria dhe bujqësia, për ta ndaluar shpërnguljen nga kjo zonë e çmuar e vendit.
#PërKosovënfituese137
#VeçVEPRA