Limaj pas takimit me Thaçin: Nisma në shërbim të temave nacionale, por jo të egove individuale

09 mars 2020 | 14:47

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka dhënë një prononcim për medie.

Me këtë rast, Limaj ka thënë se Nisma është në shërbim të temave nacionale, por nuk është në shërbim të egove individuale.

“Shtetet e Bashkuara kanë arritur objektivat e veta. Askush nuk duhet të frikësohet apo të hezitojë aty ku drejtojnë SHBA-të. Kosova duhet të rreshtohet fuqishëm për të vazhduar për mbyllje të dialogut Kosovë- Serbi. Ky ka qenë qëndrimi që ia kam thënë Thaçit”.

“Koha është që të gjithë të kuptojmë se në çfarë faze dhe situate është Kosova dhe procesi i dialogut. Mungesa e seriozitetit dhe injorimi i kësaj çështje mund t’i kushtojë Kosovës siç i ka kushtuar posaçërisht në vjetët fundit. Nëse vazhdohet me sjellje të tillë do të kemi edhe me tepër telashe”.

“Qëndrimi i Nismës Socialdemokrate ka qenë vazhdimisht: konsensus në tema nacionale. Konsensus me tema nacionale për çështjen e dialogut”, është shprehur Limaj.

Ai ka thënë se kanë bërë përpjekje që dy vjet për unifikim, por sipas tij fatkeqësisht nuk e kanë mbështetur atë fryme.

“Bile ka pasur pengesa nga një pjesë e opozitës që tash është në pozitë. Nisma është në konsensus të temave nacionale, por jo në shërbim të egove individuale”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës së bashku me Shoqatën Ndërkombëtare të Grave…