Limaj pas taksës 100 për qind: Ekonomia e vendit po lëvizë, po hapen vende të reja të punës
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë vizituar fabrikën ‘Flutura’, në Prishtinë, e cila merret me prodhimin e letrës higjienikë.
Limaj ka thënë se aplikimi i masës prej 100 % për produktet nga Serbia tashmë ka nis t’i jap frytet e para.
Numri dy i qeverisë së Kosovës, ka thënë se kjo fabrikë tashmë ka hapur konkurs për hapjen e 20 vendeve të reja të punës dhe ky, sipas tij, është lajm i jashtëzakonshëm.
Sipas, Limajt, është jetike për Kosovën hapja e vendeve të reja të punës dhe i quajtur patriot ata që punojnë në këtë drejtim.
“Vizituam një kompani e cila ka pasur deri më tani 50 % e tregut të Kosovës në furnizim me letra dhe siç e pamë dhe nga ajo që dëgjova tha që kapacitetet dhe kërkesat janë shtuar. Tregu po zgjerohet dhe po rritet nevoja për punësim e që për neve është shumë më rëndësi prodhuesit tanë më i pa të suksesshëm . Me rrite kapacitetet prodhuese dhe vendet e punës. S’ka asgjë më me rëndësi se sa hapja e vendeve të punës”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se do të qëndrojnë afër prodhuesve vendor dhe gjithë atyre që duan të punojnë për të fuqizuar biznesin e tyre dhe në këtë forme edhe vendin.
“Ftoj njerëzit tanë të futën në vija të prodhimit në iniciativa private, sepse mirëqenia ju pret këtu në Kosovë. Ju i patë djem të ri punëtor të cilët kthehen në familjet e tyre dhe janë të kënaqur me punën që bëjnë. Apel djemve të kthejnë sytë nga puna e merrni zanate. Kjo fabrikë ka nevoje për fuqi profesionale dhe ne do t’i mbështesim”, ka shtuar Limaj.
Sipas Limajt, ekonomia e vendit po lëvize dhe koha ka ardhur t’i kthehemi punës.
E, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se impakti i vendimeve të qeverisë në raport me Serbinë dhe Bosnën ka rezoltuar me rritjen e prodhimit të kompanisë në fjalë dhe prodhuesve tjerë vendor.
Si ministër i MTI-së nga kjo fabrikë, Shala, i ka garantuar të gjithë prodhuesit vendor që fokusi kryesor do të jetë përkrahja e tyre.
Ai ka paralajmëruar mbështetjen e prodhuesve vendor me grante në mënyre që të rritet zhvillimi ekonomik.
Gojart Kelemndi një nga aksionaret e kësaj fabrike ka thënë se numërojnë 50 punëtor dhe eksportojnë në pesë vende të botës. Ka thënë se kanë haur 20 vende të punës pas masave që janë aplikuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se shpresoj që kjo masë mbetet akoma në fuqi.