Limaj për 4 Korrikun: Kosova është e bekuar që ka miqësi me ShBA-në
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nuk e feston vetëm Amerika, por e gjithë bota e qytetëruar.
Me këtë rast, Limaj ka uruar popullin amerikan dhe Amerikën për Ditën e Pavarësisë.
“ShBA-ja dhe kombi amerikan ngërthejnë në vete vlerat dhe idealet më civilizuese dhe janë mbrojtësit e promovuesit më të mëdhenj të lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe udhërrëfyes për të gjithë popujt dhe botën liridashëse. Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate shpreh urimet më të përzemërta për popullin mik amerikan. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës ShBA-së për kontributin dhe ndihmën e dhënë për Kosovën në të gjithë etapat.
Kosova është e bekuar që ka miqësi me ShBA-në dhe miqësia me ta do të jetë e përjetshme”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/