Limaj: Republika dhe demokracia janë në rrezik, duhet të ngrihemi në këmbë i madh e i vogël

05 shkurt 2025 | 22:25

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj është i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për sistemin e drejtësisë.

Limaj tha se Kurti e dëshiron një byro politike për të përndjekur kundërshtarët.

Por, ai ka thënë se Kurti këto deklarata i dha para zgjedhjeve, duke thënë se qytetarët vendosin që mos ta pranojnë një mendësi të tillë.

Sipas tij të gjithë duhet të ngritën në këmbë në mbrojtje të shtetit e demokracisë.

“Nëse e prek sigurinë juridike, s’ka shtet më, s’ka shtet ligjor e demokraci – atëherë kemi shtet diktorial e autoritar që varet nga vullneti i udhëheqësit, ekonomia, media, jeta jonë varet nga disponimi i udhëheqësit. Ky njeri është duke na thënë kështu”.

“Ideja e tij është ta bëjë një byro politike dhe ta lëshojë në gjah të gjithë atyre kundërshtarëve të tij, kjo në një vend demokratik nuk ish diskutu, këtu duhet me u ngritë në këmbë i madh e i vogël me shpëtu Republikën, me shpëtu demokracinë”, ka thënë Limaj. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Lagja Dardania në Prishtinë, na dha mbështetjen masive. Kjo lagje…