Limaj për mediet serbe: S’mund ta keni tregun e Kosovës për sa kohë që përpiqeni ta çmontoni vendin tonë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se me miratimin e Platformës për Dialog me Serbinë, Kosova demonstroi seriozitet dhe gatishmëri për dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje që do t’i mbyllte çështjet e hapura midis dy vendeve, duke u dhënë mundësi dy vendeve për të realizuar interesat strategjike të integrimit.
Limaj në një intervistë me agjencinë Beta, ka thënë se Serbia duhet ta njohë realitetin e problemit dhe të kuptoj se zgjidhja e vetme e pranueshme është njohja reciproke.
“Platforma është bazuar në dokumentet tona kushtetuese në të cilat është ndërtuar shteti ynë. Platforma rrjedh nga Kushtetuta e Kosovës, nga Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, paketën e Ahtisiarit si dhe vendimin e Gjykatës Ndërkomëbtare të Drejtëisë. Dhe kjo nuk ishte e papritur dicka që do të mund ta surprizonte Serbinë”, shtoi Limaj.
Më tej zëvendëskryeministri i Kosovës thotë se Delegacionit i shtetit të Kosovës, është i vetmi institucion apo mekanizëm që ka mandatin e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar një dialog të mundshëm me Serbinë dhe askush tjetër, dhe thekson se pret “që të gjithë do të respektojë vendimin e Kuvendit të Kosovës.”
Limaj ka thënë se i kupton vështirësitë që Serbia ka në lidhje me temën e njohjes së Kosovës, mëgjithatë thotë se ajo duhet të vendos nëse do të jetojë më të kaluarën apo të ardhmën.
Sipas Limaj, është në interesin e Serbisë të njoh realitetin dhe njohë pavarësisnë Kosovës për të filluar ndërtimin e marrdhëniëeve si dy vende fqinjë.
Ai ka thënë se realizimi i reciprocitetit në raport me të drejtat e serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës “epiqendra e marrëveshjes” dhe se si e tillë ajo është përfshire dhe në platformën për dialog.
“Reciprociteti në të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një tjetër temë pas njohjes së Kosovës në dialogun me Serbinë, ajo është epiqendra e marrëveshjes”, tha ai.
Sa i përket taksës, Limaj ka thënë se është reagim i Kosovës ndaj sjelljes së Serbisë dhe fushatës agresive diplomatike kundër Kosovës.
“Tarifa nuk përfaqëson vizionin e Kosovës. Ne jemi për tregtinë e lirë, tregu për vizionin evropian për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve, por raportet mes Kosovë dhe Serbinë nuk janë normale”, tha Limaj.
“Serbia duhet të luftojë për tregun e Kosovës. Është e pamundur dhe e papranueshme që nga mëngjesi deri në mbrëmje ju të punoni për të çmontuar këtë vend dhe në të njëjtën kohë të kërkoni ta keni në dispozicion tregun e këtij vendi”, shtoi ai.
Limaj tha se në platformë parashihet krijimi i një gjykatë të veçantë për të hetuar krimet e kryera të Serbisë në Kosovë.
“Tani jemi në një kohë ku thuajse cdo ditë shënohet përvjetori i masakrave të kryera nga serbët në Kosovë”, tha ai.
Gjykata, tha Limaj është e nevojshme për shkak se përfaqësuesit e Serbisë “refuzojnë të njohin masakrat që janë kryer, ashtu si edhe presidenti Aleksandar Vuçiq i cili muaj me parë mohoi masakrën e Reçakut.