Limaj për qeveritarët: O ju garantoj bre që as n’shitore nuk shkojnë

03 maj 2022 | 22:01

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka shumë kritika për qeverinë e Albin Kurtit. Ai thotë se ‘nuk shkojnë as në shitore” dhe në këtë mënyrë as nuk i dinë nevojat e qytetarëve.

“Me politika populiste kanë arritur aty ku janë sot dhe kjo, fatkeqësisht, do t’i kushtojë vendit. Nuk ka përfundim tjetër të atyre politikave populiste. Ata rrënohen nga vetja e tyre”, tha Limaj në emisionin Pressing në T7.

“Me të lënë përshtypjen se cili është çmimi i vajit dhe bukës dal unë këtu para teje dhe them se çmimi i vajit është kaq dhe në qeverinë time do të jetë kaq. O të garantoj bre se ata kurrë nuk shkojnë në shitore. O ata nuk bëjnë jetë të thjeshtë. Beckgraundi i tyre nuk është i tillë”, theksoi Limaj.

“Ata nuk mund të qëndrojnë më tepër se me dy-tre veta. Jeta e shumicës në Kosovë dhe jeta e tyre është diametralisht ndryshe. Këta mundohen me u paraqit si shumica e Kosovës në një jetë që kurrë s’e kanë bërë”, tha Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan,…