Limaj për Sali Çekajn: Atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për liri

19 prill 2019 | 14:03

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 20-vjetorin e rënies se Sali Çekajt.

Limaj ka thënë se ai ishe atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Limaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij.

Postimi i plotë i Limajt:

Në 20-vjetorin e rënies heroike kujtojmë dhe nderojmë luftëtarin e orëve të para për lirinë e Kosovës, heroin e Kombit dhe një nga heronjtë e betejës së Koshares, Sali Çekaj. Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Vepra kolosale e Sali Çekajt u bë burim frymëzimi për bashkëluftëtarët e tij. Ndonëse po bëhen 20 vjet nga rënia e gjeneral Çekajt, kujtimi për të do të mbetet përgjithmonë.
Lavdi e përjetshme për të gjithë dëshmorët e Kombit!
FL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 500 persona janë arrestuar në Londër që kur të…