
Limaj për takimin me Kurtin: Jo bre jo, marova t’u ju thënë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk është takuar me kryeministrin në largim, Albin Kurti për vota, derisa sipas tij, kushdo që e fton, do të shkojë.
Limaj pas përfundimit të seancës, ka thënë se “konstituimi i institucioneve është lojë nervash”.
“Vërtetë është pak një lojë nervash, por gjithmonë konstituimii institucioneve ka rrugën e vet, vështirësitë e veta. Në ditët e vijim, besoj që të gjithë do të angazhohemi të kontribuojmë për të dalë nga kjo situatë. Më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, Kosova nuk e ka luksin me mbet pa institucione, shpresoj që të do të gjendet”, ka thënë Limaj.
“A jeni taku me kryeministrin?”, është pyetur ai.
Këtu Limaj është përgjigjur se kushdo që e fton, do të shkojë, por sipas tij, një takim me Kurtin nuk ka ndodhur.
“Jo, jo bre jo se marova t’u ju thanë. Kush t’më thirr, takohemi, kam thënë”, është shprehur Limaj.