Limaj për vdekjen e bashkëpunëtorit: Hajdini ishte shembull i personalitetit me integritet moral e profesional
07 shtator 2024
| 15:24
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se është i tronditur nga lajmi i kobshëm për ndarjen nga jeta të mikut të afërt, bashkëpunëtorit të ngushtë e bashkëluftëtarit Hajdin Berisha.
“Hajdini ishte kryetari i degës së Nismës në Malishevë, shërbeu si nënkryetar i Komunes dhe aktualisht si Drejtor i Shëndetësisë në Malishevë. Ishte shembull i personalitetit me integritet moral e profesional në liri, derisa në luftë ishte shembull i guximit dhe vetmohimit”, ka shkruar Limaj në Facebook.
“Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, të cilës ja kushtove gjithë jetën tënde”, ka theksuar Limaj.