Limaj për vdekjen e Rohanit: Kosova humbi një përkrahës të madh

05 qershor 2019 | 16:55

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë ka pranuar me keqardhje lajmin për ndarjen nga jeta diplomatit austriak, Albert Rohan.

Limaj ka theksuar se me vdekjen e Rohanit, Kosova ka humbur një mik të madh. “Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të madh të Kosovës, Albert Rohan. Vdekja e z. Rohan është humbje e madhe jo vetëm për shtetin austriak, por edhe për diplomacinë botërore në përgjithësi. Austria ka humbur një diplomat të shquar, ndërsa Kosova një përkrahës të madh. Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përherë falënderues diplomatit austriak për rolin e tij kyç në shpalljen e Pavarësisë së
Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe shtetit austriak”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime…