Limaj: Për vendimin e djeshëm të qeverisë të vendosë Kushtetuesja
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin për kufizimin e lëvizjes, vendin nga kjo situatë mund ta nxjerrë vetëm Gjykata Kushtetuese.
Limaj ka thënë se kjo çështje duhet urgjentisht të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës, për të cilin ai thotë se po duket se ka të interesuar. Ai i ka ftuar të gjithë që këtë çështje t’ia lënë Gjykatës Kushtetuese për ta dhënë mendimin rreth këtij vendimi të kontestuar të qeverisë.
Ja komenti i Limajt:
Nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin që mori për kufizimin e lëvizjes, nga kjo situatë e paparë deri më tani, vendin mund ta nxjerrë vetëm Gjykata Kushtetuese. Kjo çështje urgjentisht duhet të adresohet për të mos lejuar eskalimin e situatës që, siç po duket, ka të interesuar. Ftoj të gjithë që t’ia lënë Gjykatës Kushtetuese të japë mendimin rreth këtij vendimi të kontestuar të qeverisë. Kjo është e vetmja rrugë!