Limaj për videon e LV-së: Veç një shtet ka qenë para 20 vjetësh Jugosllavia e Millosheviqi
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar videon e Lëvizjes Vetëvendosje për qeverisjet e kaluara e “Ata janë keq-qeverisja 20-vjeçare”.
Limaj ka thënë se shoqëria duhet të ngritet që të thotë se nuk e pranon këtë logjikë.
“Veç një shtet ka qenë para 20 vjetësh Jugosllavia e Millosheviqi”, ka deklaruar Limaj në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Limaj ka thënë se për vendin duhet të bëhen storie pozitive, jo duke e dëmtuar vendin.
“S’më bën përshtypje, kjo video flet për VV-në, drejtuesin e tyre dhe votuesin e tyre. Pastaj, edhe për gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë. Besoj kështu duhet ta shohim”, ka deklaruar Limaj.
“Që një vit e nëntë muaj, ky njeri nuk mund të fshehë atë se çka është Qeveria. I janë grumbulluar punët, të qenit në qeveri është kundër asaj të të qenit në pozitë. Ky tani, përfundimisht e ka parë se puna në qeverisje nuk është punë e tij, është përmbytur në këtë situatë dhe po bën atë që di të bëjë më së miri, të vetmet gjë në fund”, ka deklaruar Limaj.