Limaj për vizat: Po punojmë, besoj se do të kemi lajme të mira

30 janar 2018 | 21:50

​Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është shprehur optimist se për qytetarët shumë shpejt do të vijnë lajme të mira për sa i përket liberalizimit të vizave.

Ai ka kujtuar se për këtë çështje vendos përfundimisht Bashkimi Evropian, teksa Kosovës i mbetet t’i plotësojë kushtet e vëna – ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, dhe luftimin e korrupsionit.

“Duhet t’i kryejmë detyrat tona. I dimë se cilat janë”, ka thënë Limaj, teksa ka folur për kushtet e BE-së për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, Janë të vështira, të rënda… por dikush duhet t’i kryejë. Po punojmë, besoj se do të kemi lajme të mira”, është shprehur ai gjatë një interviste në “RTK”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaroi në mbrëmje…