Limaj flet pas përfundimit të rinumërimit: Ashtu siç kemi thënë do të jemi pjesë e Kuvendit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, përmes një postimi të publikuar në faqen e partisë në “Facebook” ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD përfundimisht është pjesë e Kuvendit të Kosovës.
“Pas përfundimit të rinumërimit të mbi 1 400 vendvotimeve dhe numërimit të të gjitha votave të rregullta, vullneti i qytetarëve të Kosovës u lexua. Nisma dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Tanimë mund të flasim për një rezultat të rregullt zyrtar. Me këtë rast, falënderojë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e koalicionit tonë për mbështetje në këtë garë zgjedhore. Ashtu siç kemi thënë nga fillimi Nisma dhe koalicioni ynë do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës falë votës dhe mbështetjes se mbi 42 mijë votuesve. Urime të gjithë votuesve të koalicionit tonë”, ka shkruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
/Epoka e re/