Limaj përgëzon zgjedhjen e Eliot Engelit në Kongresin Amerikan
05 janar 2019
| 20:12
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, i është gëzuar zgjedhjes se Eliot Engelit në krye të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Kongresin Amerikan.
Limaj e ka vlerësuar kongresistin amerikan si një nga miqtë dhe përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës ndër vite.
Ai ka thënë se pret që Eliot Engel ta ndihmojë Kosovën në konsolidimin e mëtejme të vendit.
Sipas zëvendëskryeministrit është shumë më rëndësi vazhdimi i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe Eliot Engelit, veçanërisht tani kur Kosova po provon të arrij marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke.
“Urime miku i madh i Kosovës”, thuhet ndër të tjera në urimin e Limajt.